Sport Ndërkombëtar

Orari i ndeshjeve të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve

Sot është hedhur shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, i cili solli çifte interesante dhe dy derbi të mëdhenj.

Kampioni aktual evropian, Real Madrid do të përballet me finalistin, Liverpool, kurse një çift tjetër i rëndësishëm është Bayern Munich – Paris Saint-Germain.

UEFA e ka zbuluar edhe orarin e ndeshjeve të kësaj faze eliminuese.

Kështu, ndeshjet e para do të luhen më 14-15 dhe 21-22 shkurt të vitit 2023.

Ndërkaq, ato të kthimit më 7-8 e 14-15 mars të vitit që vjen.

Më pas, nga 8 çifte, në çerekfinale do të kalojnë 8 ekipe, të cilat ndeshjet e para do t’i luajnë me 11 e 12 prill dhe ato të kthimit më 18-19 prill 2023.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 9 e 10 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 e 17 maj. Kurse, finalja e madhe e Championsit në edicionin 2022/23 do të luhet më 10 qershor 2023.

/Shqip.com