Sport Shqiptar

Orari i “Final 4” në Ligën Ballkanike, Peja përballet në gjysmëfinale me nikoqirët

Në fund të muajit do të zhvillohet “Final 4” në Ligën Ballkanike, aty ku Peja është skuadra e vetme kosovare që do të merr pjesë.

Pejanët në gjysmëfinale të kësaj gare do të takohen me nikoqirët, Beroe, të cilët i kishte mposhtur dy herë në sezonin e rregullt.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 28 prill, në ora 19:15 sipas kohës lokale atje, në Stara Zagora të Bullgarisë.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet në po të njëjtën ditë, mes Hapoel Beer Sheva/Dimona (Izrael) dhe Milenijum (Mali i Zi), nga ora 16:30.

Finalja do të zhvillohet më 30 prill, nga ora 19:30 – kurse, ndeshja për vendin e tretë nga ora 17:00.

Kujtojmë se pas përmbylljes së “Final 4” në Ligën Ballkanike, Peja menjëherë do të duhet të nisë përgatitjet për serinë finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës, ku edhe aty e synon titullin e kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar në finale do të takohet me fituesin nga përballja Sigal Prishtina – Trepça. Seria gjysmëfinale është 2:2, teksa të premten (28 prill) do të zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare, që do të përcaktojë edhe skuadrën finaliste.

/Shqip.com