Lajme

Ora e parë në shkollat e Prishtinës iu dedikua Epopesë së UÇK-së

Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Prishtinës iu është dedikuar 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i kësaj komune, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook duke treguar se mori pjesë në njërën prej orëve në shkollën “Hasan Prishtina”.

“Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha shkollat në kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës. Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkroi Rama.

Përparim Rama thotë se kishte kënaqësinë që të dëgjonte rrëf

imin e Aida Dërgutit që dikur ishte ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare”.

Kujtojmë se 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët e Epopesë së UÇK-së e po ashtu shënohen ditët e sakrificës së familjes Jashari për liri dhe pavarësi.

/Shqip.com