Lajme

Opozitarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrive të Qeverisë Kurti

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Në më pak se një javë, nga opozita, u kërkua shkarkimi i dy ministreve të Qeverisë “Kurti”,  ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Opozitarët bazuar në ngjarjet e fundit në këto dy dikastere, dyshimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare në rastin e rezervave shtetërore dhe ndërrimit të strategjisë për sigurimin e teksteve shkollore kërkuan që të dyja, Hajdari e Nagavci të dorëhiqen, raporton TëVë1.

Por, kjo formë e reagimit po kritikohet nga njohësit e zhvillimeve politike.

Madje, këto deklarata si të pamjaftueshme i sheh analisti, Tomor Avdia.

Njëkohësisht me këto deklarata nga krahu opozitar, analisti Fidan Ukaj, konsideron se do duhej të merreshin veprime nga shefi i ekzekutivit.

Përpos akterëve politikë, ngjarjet në Ministri të Tregtisë dhe asaj të Arsimit, u kritikuan nga shoqëria civile.

/Shqip.com