Lajme

Opozita në protestë, mbështetësit grumbullohen para Kryeministrisë

Tashmë ka nisur grumbullimi i mbështetësve të Partisë Demokratike përpara selisë qendrore.

Nga ana e demokratëve, marshimi do të nisë nga selia, drejt e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi para protestës së opozitës, në një prononcim për gazetarët u shpreh se do të ketë pjesëmarrje masive sot.

 “Pjesëmarrje masive e qytetarëve, protestë paqësore dhe me fëmijë e familjarë. Mesazhet do t’i shihni në shesh”, tha Bardhi.

/Shqip.com