Lajme

Opozita me dy skenare për bllokimin e punimeve të kuvendit

Mediat kanë zbuluar një pjesë të skenarit të opozitës për protestën e ditës së sotme.

Një pjesë e tyre do të qëndrojnë jashtë Kuvendit ku do të mbahet një protestë, kurse deputetë të tjerë opozitarë, do të futen në sallën e seancave plenare, për të vijuar me skenarin e bllokimit të punimeve, përmes hedhjes së tymueseve.

Raportohet se mbështetës të Gazment Bardhit do të jenë në sallën e Kuvendit, po ashtu edhe ligjvënës të grupit të Berishës që nuk janë të përjashtuar nga punimet.

Ndërkohë, në protestën e opozitës pritet të flasin deputetë të përjashtuar dhe jo vetëm, mbështes të Berishës, si dhe vetë ish-kryeministri.

Pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës.

Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

/Shqip.com