Lajme

Opozita i kërkon Qeverisë kordinim me ShBA-në për çdo veprim: Mund të përkeqësohet situata

Opozita

Dy parititë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës thonë se Qeveria e Kosovës nuk po janë të kordinuar me me ndërkombëtaret sa i përket veprimeve të tyre.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është i domosdoshëm koordinim me ShBA-në sepse gjithmonë ka qenë përkrah çdo zhvillimi sidomos në pjesën e sigurisë së vendit.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku

“Po shihet qartë që nuk ka koordinim në këtë aspekt. Një gjë tjetër është informimi e një gjë tjetër koordinimi sidomos për pjesën e veriut të Kosovës dhe nuk është e arsyeshme të bësh një herë sulmin  pastaj të bësh koordinimin. Më mirë kishte me qenë që nga fillimi të bëhej koordinimi i duhur për një aksion të tillë sepse e dimë që pjesa e veriut ende mbetet sensitive”, është shprehur Lushtaku.

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi tha se edhe pasi është shtyrë zbatimi i vendimit mund të ketë përkeqësim të situatës.

Albana Bytyqi- AAK

“Shpresojmë të mos ndodhë më e keqja. Mirëpo rreziku është në pah ku jemi duke parë që gjithmonë është duke u rrezikuar situata edhe mbas 30 ditësh nëse ndodh reciprociteti dhe kjo do të vazhdojë ne do të shohim vetëm keqësim të situatës”, është shprehur ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se masat e vendosura nga Qeveria e tij janë për ligjshmëri dhe rend demokratik.

“Të gjitha masat tona janë për ligjshmëri dhe rend demokratik për kushtetutshmëri dhe siguri për të gjithë asnjë masë e ndërmarrë nga organet shtetërore të Kosovës nuk bëhet duke u bazuar në identitetin etnik por në bazë të veprimeve dhe sjellëve individuale e grupore të qytetarëve dhe ato duhet të jenë në përputhje me ligjin”.

Lidhur më këtë çështje, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se që të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet me kërkesën e partnerëve ndërkombëtar.

Kjo kërkesë u aprovua me kushtin që të largohen të gjitha barrikadat e vendosura në veri të vendit nga serbët lokal të cilat i kishin vendosur si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë.

Pas dy ditësh tensione veriu i vendit është kthyer në normalitet./Shqip.com