Ekonomi

Opozita e quan mashtrim të Qeverisë Ligjin e Pagave – pozita e bindur se në 2023-ën implementohet

Miratimi dhe zbatimi i Ligjit të Pagave ka vënë në përplasje pozitë-opozitë.

Derisa sa partitë opozitare Ligjin e Pagave e quajnë mashtrim të Qeverisë, në anën tjetër nga pozita janë të bindur që Ligji i Pagave do të implementohet në vitin e ardhshëm.

Vetëm këtë vit, 191 profesionistë shëndetësor që janë larguar nga sektori publik, ku disa prej tyre kanë shkuar në sektorin privat e disa të tjerë jashtë vendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, thotë se me veprimet e Qeverisë, është duke u punuar në parandalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësor, qoftë me krijim të kushteve të punës por edhe me Ligjin e Pagave.

“Në fakt kemi pas raportime dhe me shqetësim i përcjellim këto lëvizje që në fakt nuk është ikje jashtë vendit por janë ikje edhe në sektorin privat, dhe Ministria e Shëndetësisë ka marrë hapat e duhur në kuptimin e përmirësimit në radhë të parë të kushteve në vendin e punës, por edhe imputeve financiare të cilat janë pasqyruar në ligjin për paga”, thotë Shkreta.

Në anën tjetër, Shemsedin Dreshaj, ka dhënë disa shifra për largim të profesionistëve shëndetësor nga sektori publik.

Ai thënë se në bazë të një pyetësori, paga e ulët njëra ndër arsyet që po e braktisin Kosovën.

“Vetëm nga viti 2018 deri në vitin 2022, kemi më shumë se 600 mjekë që e kanë lëshuar vendin e punës. ajo çka është më brengosëse është se në këtë vit, evidenton 191 profesionistë shëndetësor që janë larguar nga sektori publik. Zakonisht këta kur e lëshojnë vendin e punës, bëhet një pyetësor dhe ajo që është brengosëse është që dy shkaqet që e mundësojnë është se 69 për qind e rasteve ikja nga sektori publik është si rezultat i pagesave të ulëta dhe papunësia”, ka thënë Dreshaj.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e quan mashtrim të radhës premtimet e Qeverisë rreth Ligjin të Pagave.

Zemaj nuk shpreson se Ligji i Pagave do të jetë i përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

/Shqip.com