Lajme

Opozita e bojkoton Kryesinë e Kuvendit deri në ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar.

Kjo për faktin se dy partitë opozitare, LDK dhe PDK e kanë bojkotuar mbledhjen me arsyen se veprimet e fundit të Qeverisë rreth mosekzekutimit të pagave janë të paligjshme dhe e cenojnë rendin kushtetues.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se qeveria po vepron në mënyrë arrogante.

“Mospagesa është vendim i paligshëm, arroganc e një ministri të papërgjegjshëm, që cenon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënëse”, tha Tahiri.

Ndërsa Arben Gashi, nga LDK-ja ka thënë se vendimi i Qeverisë është shkelje kushtetuese.

“Qeveria e Kosovës në mënyrë arbitrare po mundëson mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit duke shkelur autonominë e qeverisjes lokale. Ministria nuk ka të drejtë në mënyrë arbitrare të pëngojë këto pagesa”, tha Gashi.

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka shkaktuar paknaqësi të madhe në vend. SBASHK-u sot gjatë ditës ka thënë se do e presin Qeverinë edhe nesër që të ekzekutoj pagat, përndryshe do të ndërmarrin veprime tjera.

Kjo është hera e dytë që brenda javës SBASHK-u ka dhënë ultimatume Qeverisë së Kosovës, i pari ishte për ditën e mërkurë, e që nuk ndikoi në vendimet e ekzekutivit./Shqip.com


/Shqip.com