Lajme

Opozita bojkoton kryesinë e Kuvendit

Kuvendi i Kosoves

Vazhdimi i punës së Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare po vazhdon.

Sot gjatë ditës është mbajtur kryesia e Kuvendit të Kosovës ku opozita nuk ka marrë pjesë.

Por përkundër mungesës së opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që seancën e ardhshme ta mbajë me 5 maj.

Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përveç agjendës, në këtë seancë do të jetë edhe votimi për dy gjyqtarë të Kushtetueses.

“U mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që seanca e re plenare të mbahet më 5 maj në ora 10:00. Në agjendën e re përveç agjendës së zakonshme do të kemi edhe votimin për dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Dje gjatë ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasur përplasje të vazhdueshme midis opozitës dhe pozitës./Shqip.com