Rozë

Opinionistja largohet nga Big Brother: Janë banorë të një kopshti zoologjik

Sonila Meco

Opinionistja dhe njëherësh gazetarja, Sonila Meco, është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa ka shpjeguar edhe përfundimin e një experience të tillë.

Ajo filloi me komentin se përfshirja emotive e publikut në këtë ‘show’ është në kufijtë e toksikes, derisa shtoi edhe disa pika të tjera të rëndësishme.

“Përfshirja emotive e publikut në këtë show është në kufijtë e toksikes duke rrezikuar sinorë të rëndësishëm të etikës dhe përftimit të realitetit”, shkroi ajo.

Tutje Meco shtoi: “Përndryshe perceptohen si kavie, si banorët e një kopshti zoologjik duke argëtuar ata jashtë, por duke shkatërruar veten. Kjo ka shumë më rëndësi se një lojë, sepse jeta vijon jashtë BB”.

Ndërkaq, gjatë mbrëmjes së djeshme pati shumë zhvillime në shtëpi, duke përmendur ështu edhe daljet e hyrjet e reja.

Valon Shehu ishte njëri nga konkurentët që u përjashtua, kurse artistja, Big Mama u bë pjesë e re e spektaklit./Shqip.com