Sport Ndërkombëtar

Operohet me sukses mesfushori i Liverpoolit

Mesfushori i Liverpoolit operohet me sukses

Mesfushori i Liverpoolit, Harvey Elliot është operuar me sukes pas lëndimit të rëndë që pësoi kundër Leeds United.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, Elliot ka shkruar se gjithçka ka shkuar mirë gjatë operacionit dhe i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e dhuruar, transmeton Shqip.com.

“Operiacioni ishte i suksseshëm.Faleminderit të gjithëve për mbëeshtjen e mrekullueshme. Në fund të çdo stuhie është një qiell i artë”, ka shkruar angezi.

18 vjeçari pritet të jetë jashtë fushave të gjelbra për disa muaj.

Ai konsiderohet nga Jurgen Klopp si njëri ndër talentët më të mëdhenjë te “The Reds” dhe në këtë sezonë kishte filluar të luate si startues./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "Harvey Elliott Operation was a success! Thank you so much to everyone for your amazing support. At the end of the storm there's a golden sky"
Postimi i Elliot në Instagram