Lajme

Operacioni “Goditja”, arrestohen 7 persona dhe sekuestrohen 4 armë

Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar se ka zhvilluar planin operativ “Goditja” nga 11 deri më 14 gusht.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kontrolluar 792 vetura dhe janë legjitimuar 679 persona, ndërsa janë arrestuar 7 të tillë.

Gjithashtu, policia njofton se janë sekuestruar 4 armë dhe 17 copë municion.

Ndërsa janë kontrolluar 19 lokale tё ndryshme dhe janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test.

Njoftimi i plotë:

Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, duke përfshirë tё gjitha njёsitet dhe Stacionet policore në zbatim të planit operativ “Goditja” nga data 11.08 deri me 14.08.2023, po vazhdon me implementimin e planit operativ “Goditja” me detyra dhe aktivitete bazuar nё kёtё plan.

Kryesisht në zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike. Gjatё angazhimeve nё terren pёr periudhën kohore katër (4) ditore janё realizuar:

  • Janё realizuar 170 patrulla policore
  • Janё realizuar 144 pika tё kontrollit tё automjeteve
  • Janё kontrolluar 792 vetura
  • Janё legjitimuar 679 persona
  • Janё kontrolluar 19 lokale tё ndryshme
  • Janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test
  • Janё arrestuar 7 persona
  • Janё sekuestruar 17 copё municion
  • Janё sekuestruar 4 armë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.

/Shqip.com