Sport Ndërkombëtar

Operacioni “fshesa” ka nisur në Barcelonë

Xavi Hernandez

Mbyllja e sezonit pa trofe, në vendin e dytë dhe eleminimi prej Ligës së Kampionëve & Eurpaligës duket që kanë shtyrë Xavi Hernandezin të mendojë për shumë ndryshime te Barcelona.

Katalunasit do e fillojnë operacionin “fshesa” në merkaton e verës.

Fabrizio Romano ka raportuar se “shumë lojtarë janë të përgatitur të largohen nga Barcelona këtë verë. Xavi tani konfirmon se ka folur me disa prej tyre për të komunikuar qëllimin për të shitur Riqui Puig, Umtiti, Mingueza dhe Braithëaite nuk janë në planet e Barçës”.

Teksa, shtoi se ”Xavi konfirmon: Po, kam folur me ta dhe me të tjerët”.

Të lartpërmendurit nuk kanë pasur minutazh të madh në urdhërat e Xavit dhe tashmë do kërkojnë skuadra të reja.

Por, nga “Camp Nou” është raportuar se mund të largohen edhe Memhphis Depay e Frenkie De Jong, ama ende nuk ka diçka zyrtare.

Në anën tjetër, Barça janë në bisedime për një transferim të mundshëm të Robert Lewandowskit. /Shqip.com