Sport Ndërkombëtar

Onana te Manchester United, Inter ka gjetur pasuesin e tij

Andre Onana është vetëm një hap larg largimit nga Interi për t’u transferuar te Manchester United. Në pritje të njoftimit, i cili do të mbërrijë vetëm pasi të ketë zbardhur detajet përfundimtare, thelbi i çështjes dhe rezultati i negociatave disaditore është ky.

Klubi anglez ka rishikuar ofertën duke e rritur në 55 milionë plus 5 bonuse. Trajneri Erik Ten Hag e do me çdo kusht, pasi e konsideron të duhurin për të zëvendësuar De Gean.

Onana ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e trajnerit holandez, duke pasur parasysh përvojën që patën të dy tek Ajaxi.

Interi, edhe për arsye buxheti, e ka konsideruar gjithmonë portierin 27-vjeçar të transferueshëm.

Interi nuk ka qenë kurrë i gatshëm të pranojë një ofertë poshtë 60 milionë euro, duke i kthyer mbrapsht disa oferta Manchester United.

Largimi i Andre Onanas e detyron Interin të kërkojë një portier tjetër për sezonin e ardhshëm. Një profil i ri vjen nga Franca për zikaltrit, të cilët po ndjekin edhe Sommer dhe Trubin. Siç konfirmohet edhe nga Equipe, Interi ia ka vënë syrin Hugo Llorisit dhe kontaktet janë intensifikuar në orët e fundit.

/Shqip.com