Sport Ndërkombëtar

Onana flet si portier i Manchester Unitedit (VIDEO)

Andre Onana është zyrtarisht lojtar i Manchester Unitedit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter.

“Gardiani” ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2028. 27-vjeçari ishte një nga më të mirët te zikaltërit në edicionin që kaloi, duke ndihmuar ekipin për arritjen e objektivave.

“Të bashkohesh me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm dhe unë kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës”, tha Onana pas firmës.

Kamerunasi do të mbajë veshur fanellën me numër 24.

/Shqip.com