Sport Ndërkombëtar

Onana arrin rekord, të cilin së paku sivjet nuk mund ta thyejë askush  

I transferuar me parametra zero nga kampionët holandezë të Ajax, portieri kamerunas, Andre Onana po rezulton një ndër transferimet më të mira të këtyre viteve të fundit, të paktën përsa i përket Interit.

Portieri 27-vjeçar është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Interin këtë sezon dhe së bashku me Lautaro Martinez e Federico Dimarco janë “shtyllat” kryesore të ecurisë së “zikaltërve” deri në finalen e UEFA Champions League.

Mirëpo, përveç suksesit ekipor, kamerunasi ka arritur dhe një rekord të veçantë personal, pasi ka mbajtur të paprekur rrjetën “zikaltër” në plot 8 ndeshje nga 12 të luajtura në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Pas tij në renditje vijnë “gardianët” e Real Madrid dhe Manchester City, Thibaut Courtois dhe Ederson, të dy me nga 5 ndeshje me rrejta të paprekura dhe me vetëm 2 ndeshje të mbetura në këtë edicion, askush nuk mund ta “kapë” kamerunasin.

/Shqip.com