Lajme Botë

Omicron: Anulohen mijëra fluturime për Krishtlindje

Foto: Reuters

Miliona njerëz po përballen me anulime të udhëtimeve dhe rritje të kufizimeve për Covid gjatë Krishtlindjeve, për shkak të variantit të ri Omicron.

Italia, Spanja dhe Greqia i kanë bërë sërish të detyrueshme maskat në ambiente publike, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Katalonja, në veri të Spanjës, ka vendosur një shtetrrethim brenda natës dhe Holanda është në një bllokim të rreptë.

Pavarësisht gjetjeve të hershme se Omicron është më i butë se variantet e tjera, shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i rasteve.

Infeksionet rekord u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Itali të enjten.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rastet e përditshme të Omicron janë rritur përtej kulmit të valës së fundit Delta dhe spitalet po mbushen në të gjithë vendin.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Amerikë, Dr Anthony Fauci, paralajmëroi në fillim të kësaj jave se udhëtimi i Krishtlindjeve do të rriste përhapjen e variantit edhe në mesin e të vaksinuarve plotësisht.

Mijëra fluturime janë anuluar në të gjithë botën, sipas faqes së internetit FlightAware./SHQIP.com