Rozë

Olti Curri i reagon ashpër Olsa Muhametit: Ka disa punë më të mëdha se sa ajo poshtë tavolinës së shefi

Olti Curri dhe Olsa Muhameti

Olsa Muhameti ka qenë mbrëmë e ftuar tek emisioni “Goca dhe Gra” ku shpalosi detaje nga programi ri që pritet të nis shpejtë.

Ajo është pyetur se në vilën e meshkujve, do të  tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin?

“Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo”, tha ajo.

Kësaj deklarate i është përgjigjur menjëherë Olti, ku ka thënë një deklaratë tejet të fortë.

Olsën e krahasoi me Linda Morinën, ku për të cilën u shpreh se as autore nuk është.

Madje ai bëri edhe një deklaratë tejet të fortë, ku tha se janë disa punë më të mëdha se sa ajo poshtë tavolinës së shefit./SHQIP.com