Rozë

Olti Curri: Finalja e BBVA këtë të shtunë, pas sulmit familjarët duan t’i nxjerrin banorët

Big Brother është shndërruar në një ndër formatet më të ndjekura të momentit.

Derisa sonte është nata e prime, fansa të shumtë kanë hedhur pikëpyetje se a do të ketë transmetim  – duke kujtuar vrasjen e rojës 2 ditë më parë në oborrin e Top Chanelit.

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri përmes një video në rrjetin social “Instagram” është  shprehur se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së “BBV” kanë bërë presion që banorët të lënë lojën për arsyes sigurie.

Ai më tej, tha se të shtunën mund të shpallën finalistët.

Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dal flitet se nga ndikimi që ka patur familjarët pas të shtënave në ambientet e TopChannel, familjarët e personave që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka patur një presion të madh që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për çështje të sigurisë, kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendoj për të mbyllur më shpejtë lojën.

Duke bërë tani hipotezat tona i bie që sot të eliminohet dikush dhe ndoshta hapet një televotim flash për të shpallur finalistët ndoshta shpallen edhe brenda natës e më pas finalja i bie që të jetë të shtunën ose shpallet televotimi të shtunën finalistët e më pas finalja ndodh të martën por zakonisht finalet ndodhin në fundjavë, kështu që ka mundësi që finalja të jetë të shtunën”, u shpreh Olti Curri.

Se çfarë vendimi do të ketë mbetet për tu parë.

/Shqip.com