Rozë

Olta Gixhari shfaqet “përvëluese” nga shkëmbinjtë e jugut

Aktorja e njohur, Olta Gixhari
Aktorja e njohur, Olta Gixhari

Pas përfundimit të BBV, aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, po shijon pushimet verore në vende të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë. Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi ka postuar disa foto nga jugu i Shqipërisë.

Aktorja duket se po i shijon në maksimum pushimet këtë verë, pasi që me nisjen e sezonit ajo nuk i është ndarë plazheve dhe udhëtimeve jashtë vendit, por edhe në Shqipëri.

Këto ditë të nxehta gushti, aktorja duket se i ka ruajtur për t’i kaluar në rivierën e bukur shqiptare, nga ku nuk kanë munguar as pozat në rrjetet sociale.

Fotoja e saj e fundit, e shkrepur mbi shkëmbinj, teksa pozon e veshur me bikini që i nxjerrin në pah format e saj bombastike, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e sidomos komenti i saj poshtë fotos.

 “S’ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”, ka shkruar Olta, krahas postimit.

Ndërsa të gjithë ndjekësit janë nxitur nga kjo fjali për të bërë komente qesharake.

Komentet funny në foto janë të shumta, por më epiku është ai i Xhemi Shehut:

“E natyrisht këtu të gjithë shohin bukurinë e vendit tonë”- shkruan Xhemi, duke lënë të kuptohet se sytë janë diku tjetër”, ka shkruar Xhemi.

/Shqip.com