Rozë

Olta dëshiron të lërë shtëpinë e Big Brother Vip, çfarë pritet të ndodhë sonte

Olta dëshiron të lërë shtëpinë e Big Brother Vip, çfarë pritet të ndodhë sonte

Sonte do të mbahet prime i Big Brother VIP Albania, ku banorët pritet që të japin vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit.

Ato po ashtu kanë mundësi që të dalin, pas rastit që ndodhi ku u vra roja e sigurisë e Top Channelit.

Në promon zyrtare të BBVIP, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë ku ende nuk dihet se cili do jetë vendimi i saj deri në fund të spektaklit, dhe motivet e saj për të lënë në këtë pikë lojën.

Ndryshe, disa ditët më parë Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, ku i tha se duhet të vazhdojë.

Ai madje I tha se lufta e saj nuk është me Luizin, por më publikun për çmimin e madhe.

/Shqip.com