Olt Kondirolli nuk ia del të kualifikohet në gjysëmfinale
Publikuar:
(27.07.2021 13:27:52)
Olt Kondirolli zuri vendin e dytë në notë në 100 metra stil i lirë në kuadër të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Tokyo, shkruan Shqip.com.
Ai garoi me grupin e parë, derisa zuri vendin e dytë me kohë 54:33 sekonda.
Kondirolli theu rekordin e tij personal prej 55:33 sekonda që e arriti vitin e kaluar në Kampionatin Evropian në Hungari.
Me kohën e arritur në këtë garë, ai nuk arriti të kualifikohej në gjysëmfinale.
Ai nuk mundi të zërë vend në grupin e 16 notarëve që kualifikohen tutje në fazën tjetër.
18-vjeçari zurin vendin e 64-të nga gjithësej 70 garues në total në të gjitha grupet e kësaj kategorie.
Në garë për t’i sjellur medalje Kosovës janë edhe Egzon Shala në mundje, Musa Hajdari në Atletikë dhe Loriana Kuka në xhudo./Shqip.com