Rozë

Olsi tha se në filmin e tij të dytë do të jetë pjesë një artiste ndërkombëtare

Filmi “Policë për kokë” i Olsi Bylykut duket se do të ketë një vazhdimësi dhe xhirimet pritet të nisin nga vjeshta.

Por ai bëri me dije se pjesë e kastit do të ishte dhe një artiste shqiptare që po e zhvillon karrierën ndërkombëtarisht.

Ai nuk përmendi emra dhe na ndihmoi me lokacionet ku do të xhirohej filmi, Berlin dhe Dubai.

Nuk dihet nëse do të jenë artistët shumë të dashura për publikun shqiptar si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha.

/Shqip.com