Rozë

Olsi Bylyku ‘sulmon’ Eva Muratin, zbulon se ka shkelur kontratën: Do dalë me minus

“Policë për kokë” është filmi I cili është bashkëproducent edhe aktori, Olsi Bylyku.

Kasti i këtij filmi, kanë qenë të ftuar në “Zemër Luana”, ku kanë zbuluar shumë të pathëna.

Olti ka treguar se të gjithë aktorët janë paguar mirë dhe nuk e di personalisht se sa.

I pyetur kush me pak dhe kush me shumë ai dha një emër.

“Eva Murati do të dalë me minus nga ky film”, ka thënë ai.

Sigurisht që kurioziteti ka qenë i madh dhe Olsi është ngacmuar duke treguar se shkak për këtë është shkelja e njërës prej pikave të kontratës, të cilën duket se Eva nuk e ka respektuar.

/Shqip.com