Rozë

Olsi Bylyku feston ditëlindjen, partnerja nuk e uron, a është ndarë çifti?

Dyshja Olsi Bylyku dhe Egli Tako, ka disa ditë që janë bërë ndër temat kryesore të mediave rozë, të cilat po aludojnë se dytë janë ndarë pas disa vitesh së bashku.

E dyshimet morën një rrjedhë më të fortë gjatë ditës së sotme ku aktori i humorit po feston 25 vjetorin e lindjes, por po mungon urimi nga Egli.

Ditë më parë fansat vunë re disa lëvizje të çiftit, të vogla por me peshë të madhe dhe menjëherë filloi të qarkullonte lajmi i ndarjes së tyre.

Çifti nuk e ka konfirmuar ende ndarjen, por veprimet e të dyve kanë lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre tashmë ka marrë fund.

/Shqip.com