Rozë

Olsa tregon ngjarjet që do të ndodhin sonte në Për’puthen: Është programi me i vështirë që kemi realizuar

'Për'puthen'

Emisioni “Për’puthen” do të transmetoi puntatën e radhës sonte duke filluar nga ora 21:00.

Autorja e këtij programi, Olsa Muhameti ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka thënë që është puntata më e vështirë që kanë realizuar ndonjëherë.

“Ky është padyshim një nga programet më të forta dhe të vështira që kemi pasur në Për’puthen”, ka shkruar ajo.

Ajo ka treguar që në këtë puntatë do të ketë akuza të rënda dhe shumë situata të papritura.

Pas kësaj në media ka qarkulluar lajme që ish i dashuri i Alvises ia nxjerre fjalët e që sipas tij, ajo i ka thënë se do të luaj me djemtë brenda dhe pas kësaj Alvisa largohet nga programi.

“Të shokuar” nga situata do të mbesin Arjan Konomi , Bashkimi dhe Bruno ku këta të fundit do të kenë një përballje./SHQIP.com