Rozë

Olsa Muhameti zbulon çfarë do të ndodhë në ‘Përputhen’ këtë sezon

Olsa Muhameti

Emisioni “Përputhen” tashmë ka thyer tabu në shoqërinë shqiptare, kjo pasi djem dhe vajza të reja janë duke kërkuar dashurin ë në program.

Së fundmi autorja e programit, Olsa Muhameti ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Pardon my French” ku diskutoi shumë të reja që do t’i shohim në program.

Ndër të tjera, ajo foli për rikthimin e Mevlanit dhe Anës në programin e dashurisë.

Olsa sqaroi arsyet e këtij rikthimi si dhe zbuloi një tjetër lajm. Autorja tha se në vijim do të rikthejë edhe dy konkurrentë të tjerë të këtij sezoni.

“Pse mos t’i rikthenim?! Unë kam thënë që nuk ka asnjë ish anëtar në shtator sepse po i kërkonin të gjithë. Ndërsa rikthimi i tyre në janar nuk e kompromenton programin, sepse janë disa ish personazhe me të cilët publiku është lidhur, të cilët nuk ishin përputhur deri tani. Dy personazhet që kam menduar fillimisht ishin Mevlani dhe Ana. Ana sepse nuk arriti ta bëjë deri në fund rrugëtimin e saj dhe Mevlani për të kundërtën sepse ishte pjesë e të gjithë sezonit dhe nuk arriti ta gjejë dashurinë”, ka thënë ajo.

Por, Olsa ka treguar se hyrja e ish anëtarëve të “Për’puthen” nuk mbaron këtu.

“Kemi menduar të rikthejme edhe dy të tjerë, që kanë qenë pjesë e këtij sezoni. Mendoj që çdo sezoni i duhen rikthime”, u shpreh ajo.

Pas kësaj fansat kanë aluduar se bëhet fjalë për Edin dhe Adën që ishin një nga emrat më të përfolur të sezonit.

Se si qëndron e vërtetë mbetet për tu parë./SHQIP.com