Rozë

Olsa Muhameti reagon për herë të parë pas deklaratës së Borës

Moderatorja e “Për’puthen”, Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes, pas dorëheqjes së Grida Dumës.

Mirëpo, largimi i saj ka hapur shumë diskutime se kush do ta udhëheq mbas saj “Për’puthen”.

Shumë emra moderatoresh janë përfolur si zëvendësuese të Orit në Përputhen e mes tyre edhe ish-prezantuesja e këtij programi, Bora Zemani.

Bora mbrëmë në Dancing with the stars u shpreh se do të kemi mundësinë që nga dita e hënë ta ndjekim në Top Channel- duke konfirmuar se do të rikthehet në Përputhen.

Pas kësaj ka reaguar edhe autorja, Olsa Muhameti, të cilës siç duket i ka pëlqyer lajmi.

“Ajo tha po”, ka shkruar Olsa.

/Shqip.com