Rozë

Olsa Muhameti i kthehet keq Donaldit për Borën

Olsa Muhameti dhe Bora Zemani

Drama në mes të Beatrixit dhe Donaldit është duke vazhduar, por e heshtur është duke qëndruar Bora Zemani, e cila nuk ka reaguar asgjë deri më tani.

I vetmi veprim që ajo bëri ishte largimi i varëses dhuratë nga Donaldi, e cila është bërë në trevjetorin e lidhjes së tyre.

Por, në këtë raport janë duke reaguar shoqëria dhe fansat e moderatorës.

Pas Semit dhe Rrezarta Shkurtës tashmë ka reaguar edhe autorja e emisionit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, e cila është bashkëpunëtorja më e afërt e Borës.

Në mesnatë, ajo ka bërë dy reagime që haptazi duken si përgjigje ndaj Donaldit.

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurte dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, ka shkruar ajo.

Ndërsa në postimin e dytë e kishte drejtuar Borës.

“Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja”.

Ndryshe, Donaldi dhe Beatrixi mbrëmë kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin./SHQIP.com