Sport Ndërkombëtar

Olivier Gireud thyen rekordin e Thierry Henryt

Franca po përballet me Poloninë në 1/8 e finales në Kupën e Botës, shkruan Shqip.com.

Franca ka kaluar në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar nga Olivier Gireud në minutën 43-të të ndeshje.

Sulmuesi u bë me këtë gol golashënuesi më i mirë në histori të Francës, duke kaluar Thierry Henryn (51), me 52 gola të shënuara,

Francezët dolën si lider nga Grupi D, derisa Polonia si e dyta nga Grupi C.

Dy ekipet përfaqësuese nga Evropa kanë për synim kalimin në çerekfinale, edhe pse Franca mbetet favorit i madh në letër dhe njëherëisht ndër favoritët kryesorë për ta fituar Botërorin.

/Shqip.com