Oklahoma – “viktima” e radhës për Suns

Po zhvillojnë një sezonë të jashtëzakonshme.
Phoenix Suns nuk po dorëzohen, “viktima e radhës” për këtë skuadër ishte Oklahoma City Thunder.
Në këtë takim të zhvilluar në udhëtim, Suns shënuan fitore me rezultat 97-115, për të dëshmuar edhe një herë formën e lartë nëpër të cilën po kalojnë.
Basketbollisti më meritor në këtë fitore, ishte Devin Booker.
25 vjeçari ishte autor i 38 pikëve, pesë asistimeve dhe shtatë kërcimeve.
Në anën tjetër, te vendasit më i dalluari në parket ishte Ty Jerome, i cili regjistroi këto statsistika: 24 pikë, pesë asistime dhe tetë kërcime.

Për Suns, kjo ishte fitorja e 27-të në këtë sezonë, ndërsa kanë vetëm shtatë humbje. Mometalisht gjenden në vendin te dytë – të Konfertencës Perëndimore.
Rezultate të njëjta kanë edhe “Warriors” që janë në vendin e parë, por kanë koshashënim më të mirë.
Kurse, Oklahoma po kalon formë katastrofale në këtë kampionat, pasi është mposhtur 22 herë dhe ka regjistruar vetëm 12-të fitore.
Me këto rezultate, Thunder pozicionohet në vendin e parafundit (14-të), të Konferencës Perëndimore.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Hornets 116-109 Pacers.
Knicks 94-85 Pistons.
Clippers 91-82 Celtics.
Hawks 117-131 Bulls.
Lakers 99-104 Grizzlies.
Jazz 120-105 Trail Blazers.
Mavericks 94-95 Kings. /Shqip.com