Lajme Ballkan

OKB zgjat mandatin e EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar rezolutën e cila i zgjat mandatin EUFOR-it, transmeton Shqip.com.

Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, ka deklaruae se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e mirëpret miratimin e rezolutës që zgjat misionin e BE-së atje.

Ndërkaq Ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës meritojnë përfaqësues të mirë në qeveri, shkruan B92.

Ajo madje kritikoi presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, për njoftimin se RS do të tërhiqej nga forcat e armatosura dhe institucionet shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.

Në anën tjetër, zëvendës ambasadori kinez në OKB, Geng Shuang, ka kërkuar qasje të paanshme nga komuniteti ndërkombëtar ndaj procesit të zgjedhjes së problemeve të Bosnje e Hercegovinës. /Shqip.com