Lajme Botë

OKB voton që Republika Çeke ta zëvendësojë Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

OKB
OKB

Pas pezullimit të Rusisë në organizmin e të drejtave të njeriut të organizatës botërorë dhe pas pezullimit të Moskës mbi akuzat për shkelje të të drejtave nga ushtarët e saj në Ukrainë, të drejtën për organizim e ka fituar Republika e Çekisë.

Kjo është vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Republika Çeke ishte shteti i vetëm kandidati në Këshillin e të Drejtave të Njeriut prej 47 anëtarëve.

Vendet në panelin me bazë në Gjenevë janë të ndara midis grupeve rajonale dhe një zëvendësim për Rusinë duhej të vinte nga një vend i Evropës Lindore.

Në votim morën pjesë 180 anëtarë dhe prej tyre 157 votuar pro ndërsa 23 abstenuan.

Asambleja miratoi një rezolutë të iniciuar nga ShBA-ja më 7 prill për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut./Shqip.com