Lajme Botë

OKB bën thirrje për armëpushim në Libi pas përleshjeve vdekjeprurëse

Organizata e Kombëve të Bashkuara ka bërë thirrje për një ndalim të menjëhershëm të armiqësive në Libi pas një dite përleshjesh vdekjeprurëse midis fraksioneve politike në kryeqytetin Tripoli.

Siç ka raportuar BBC, së paku 23 vetë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë luftimeve, tha ministria e shëndetësisë në Tripoli.

Po ashtu, një zyrtar tha se midis të vdekurve ishte komediani i ri Mustafa Baraka.

Libia ka qenë në kaos që nga kryengritja e mbështetur nga NATO më 2011 që rrëzoi sundimtarin, Kolonel Muamar Gadafi.

Pavarësisht nga kjo, vendi kishte gëzuar një periudhë relativisht të qetë gjatë dy viteve të fundit.

Të shtunën, forcat e armatosura të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht u përpoqën të shtyjnë një kolonë milicie besnike ndaj Fathi Bashagha, parlamenti lindor e njeh si kryeministër.

Pati njoftime për zjarre armësh të vogla dhe shpërthime në disa zona të kryeqytetit. Tymi i zi mund të shihet duke u ngritur në të gjithë qytetin.

Shërbimet e urgjencës thanë se një numër spitalesh qenë goditur. Njerëzit u evakuuan gjithashtu nga zonat përreth luftimeve.

Misioni i OKB-së në Libi tha se luftimet kishin përfshirë “bombardime të mesme dhe të rënda pa dallim në lagjet e populluara civile” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Vendi i pasur me naftë dikur kishte një nga standardet më të larta të jetesës në Afrikë, me kujdesin shëndetësor pa pagesë dhe arsimin pa pagesë.

Por stabiliteti që shpuri në prosperitetin e tij është shkatërruar dhe Tripoli ka parë luftime të shpeshta midis forcave rivale që nga viti 2011./Shqip.com