“ Ohoo kosovar…’, Mozzik tregon sjelljen e ashpër të policëve serb gjatë kalimit në kufi me Serbinë

Reperi i njohur kosovar, Gramos Aliu i njohur për publikun si ‘Mozzik’ ka treguar një histori se çfarë i ka ndodhur ditën e djeshme nga Zvicra në Kosovë përmes Serbisë.
Ai ka treguar së gjatë kalimit të kufirit është pritur shumë keq nga policia serbe.
Madje, Mozzik thotë se ju desh të paguante plotë 450 euro policëve serb gjatë rrugës dhe në kufi për të përfunduar në fund në Kosovë.
“Tre herë jam kthyer në Kosovë me veturë ka Serbia nga Zvicra shkaku që rruga më e shkurtër. Secilën herë dokumentat 5 minuta edhe kemi vazhduar. Ndërsa herën e tretë fillojë ” Oho kosovare ” . Mllefosja në kufi ishte banale , inati kalonte çdo përmasë të një polici në hyrje të kufirit Kroaci-Serbi. Gjithë ato pyetje provokuese , sjellje të ashpër diku për 1 orë e 20 minuta sa na mbajtën”, ka pohuar ai.

Ai ka thënë më këtë që i ka ndodhur lutët për sigurinë e mërgimtarëve.
“Unë e di që ata se nuk na duan e as ne nuk i duam, po dje e nuhata që edhe siguria e çdo kosovari i cenohet nëpër udhëtim me kalu andej. Zoti hajër e bëftë”, ka shkruar më tej Mozzik./SHQIP.com