Sport Shqiptar

Ofertë zyrtare nga Serie A, 1.2 milionë euro për futbollistin e kampionatit shqiptar

Xhuliano Skuka është emri më i përfolur i momentit në kampionatin shqiptar. 24-vjeçari ka bërë mirë gjatë viteve të fundit teksa nuk kanë munguar ofertat as nga kampionati Italian.

Deri më tani, Partizani nuk ka pranuar ta transferojnë ‘yllin’ e skuadrës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se oferta e fundit e ardhur për Skukën është 1.2 milionë euro.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një klub që militon në Serinë A, i njohur për mbështetjen dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Në kontratë përfshihet vlera 1.2 milionë euro për kartonin, ndërkohë në rast shitje më pas, 20 përqind i shkojnë ekipit shqiptar nga Tirana.

Pak ditë më parë, një grup skautësh ishin të vendosur në ‘Air Albania’ për të ndjekur nga afër sulmuesin, i cili madje shënoi dhe golin e fitores në derbin ndaj Tiranës.

Vlera asokohe ishte diku rreth 600 mijë euro e cila u refuzua menjëherë nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi.

/Shqip.com