Rozë

Ofendime të rënda mes Don Xhonit dhe Noizyt në rrjete sociale

Ofendimet në mes reperëve , Don Xhoni dhe Noizyi kanë vazhduar prap pas një pauze që dyshja kanë pasur .

Mbrëmjë Don Xhoni dhe Noizy kishin koncert në të njëjtin vend në Ulqin.

Pasi Noizy mori pjesë në koncert në Ulqin, ku edhe publikoi video gjatë performancës së tij, ai që mungoi ishte reperi nga Drenica, i cili nuk e mbajti koncertin.

Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se një aksident i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan reperi.

Nga ana tjetër, Noizy nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t.

“Jo, po cuni tezes babit me apandesit, hahahahaha, JO X, JO Leva, JO Katrori”, ka shkruar Noizy.

Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t. Të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundërpërgjigjur njëri-tjetrit.

“Sa merr ti në katër neja unë i marr për një në Durrës nuk po boi krahasim me vjet o…. balo nuk mundesh me u krahasua, i ri, i pasur, i suksesshëm. I kena ndrru vedet, ti ke qenë shembull, e vërtetë”. Tash ti je vetëm një plaush që kërkon vëmendje”, ka shkruar reperi nga Drenica, derisa ka treguar që sot do të përformojë në Tetovë.

Kujtojmë që ofendimet mes Don Xhonit dhe grupit të Noizyt ka kohë që kanë filluar./SHQIP.com