Ekonomi

OEK shqetësohet për ngjarjet e fundit, po prekin edhe zhvillimet ekonomike

Oda Ekonomike e Kosovës ka dal me një reagim pas zhvillimeve të fundit në vend.

Nga OEK, kanë apeluar që të gjitha çështjet e hapura të negociohen përmes një dialogu të hapur, transparent dhe në kordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe që të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 15 qershor – Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë të saj me zhvillimet e fundit që po prekin edhe zhvillimet ekonomike të vendit.

Apelon te të gjitha palët për maturi dhe vëmendje për qytetarët e Kosovës dhe Bizneset vendore dhe ndërkombëtare qoftë si partner të bizneseve vendore dhe Investitor potencial në vendin tonë.

Prandaj, OEK apelon që menjëherë të lirohen policët e Kosovës pa asnjë kusht.

OEK gjithashtu apelon që të gjitha çështjet e hapura që mund të zgjidhen me dialog të negociohen përmes një dialogu të hapur, transparent dhe në koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë mbështetur në çdo kohë Kosovën në këtë histori suksesi, që pa mbështetjen dhe ndihëm e tyre nuk do të ishim këtu në këtë nivel të zhvillimit ekonomiko-social të vendit tonë, prandaj apelojmë të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare.

Si dhe OEK apelon tek institucionet e Republikës së Kosovës që bizneset të paralajmërohen paraprakisht për çfarëdo vendimi që merret e që prek bizneset, ashtu që bizneset të kenë kohë të përgatiten dhe të mbrojnë veten dhe konsumatorët nga masat që do të merren.

/Shqip.com