Lajme Ballkan

Odaloviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq

Kryetarit të Komisionit për persona të pagjetur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviq, i është ndaluar të hyjë në Kosovë gjatë ditës së hënë, shkruan Kossev.

Sipas mediumit Kossev, Odaloviq, i cili duhej të takohej me përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur në Kosovë, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Merdare.

Në takimin i cili u mbajt në Graçanicë, ishte i ftuar edhe Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Ky i fundit nuk pranoi të merrte pjesë në takim për shkak të ftesës në të cilën shkruhej “Kosovo dhe Metohija”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, i cili u mbajt më 15 qershor, ka paraqitur tri kërkesa ndaj Serbisë, një ndër to largimin e kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, pasi sipas tij, ky i fundit është fajtor për të zhdukurit e luftës në Kosovë.

Odaloviq, në vitet 1997-1999 ishte “zyrtar i lartë i Qarkut të Kosovës” dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar. Ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Socialiste të Serbisë, të Slobodan Milloseviqit dhe ka mbajtur pozita të larta në Kosovë si pjesë e regjimit të Milosheviçit në vitet ’90. Puna e tij e fundit në Kosovë ishte si “Shef i Qarkut të Prishtinës” për vitet 1998 dhe 1999, gjatë së cilës kohë shumica e njerëzve që llogaritën si të humbur janë zhdukur./SHQIP.com