Lajme

Oda e Mjekëve i reagon ashpër Bislimit: Braktisja e mjekësve kosovar ka disa arsye themelore

Mjeku

Oda e Mjekësve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, për largimin e mjekësve nga Kosova.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Oda Mjekëve ka thënë se ky është mohim i gjendjes dhe është shprehur e zhgënjyer me këtë deklaratë.

“Duke qenë se si organizatë profesionale, e cila përmes kompetencave ligjore dhe organeve administrative vrojtojmë gjendjen e personelit mjekësor, Oda e Mjekëve të Kosovës shprehë zhgënjim ndaj deklarimeve të zv.Kryeministrit, Besnik Bislimi, i cili në takim me komisionin përgjegjës parlamentar ka bërë krahasimin e ikjes së mjekëve kosovarë me mjekët gjermanë:, thuhet në reagim.

Ata gjithashtu kanë thënë përmednur edhe kushtet që punojnë mjekët kosovar dhe pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë.

“Vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovar migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjerman braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagim.

Sipas Odës së Mjekësve të Kosovës, arsyet pse mjekët po e braktisin Kosovën janë kushtet e punës dhe pagat.

“Neglizhenca dhe nënvlerësimi i vazhdueshëm institucional që i është bërëe komunitetin mjekësor për vite me rradhë është shkak që sot vije deri te injorimi i fakteve të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, siç është zhdukja dhe absorbimi i jashtëm i personelit shëndetësor në përgjithësi. Braktisja e mjekësve kosovar ka disa arsye themelore, e ndër to si më të rëndësishme janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e pagës”, thuhet në reagim.

Zv.kryeministri, Besnik Bislimi, ka deklaruar se ata nuk munden të parandalojnë emigrimin e stafit shëndetësor.

Ai ka thënë se me projektligjin e ri nuk garantohet një pagë e madhe dhe më këtë e ka arsyetuar emigrimin e mjekëve kosovarë në shtetet evropiane.

“Po, kanë ikë mjekët gjithmonë në Kosovë, do të ikin gjithmonë.  Edhe mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Kështu, edhe nga Gjermania ikin mjekë, pastaj shtrohet nevoja të vijnë prej Ukrainës, prej Kosovës, prej Italisë, prej Polonisë. Është vlerë e Bashkimit Evropian. Projektligji i ri (i pagave) nuk do ta bëjë pagën 6 mijë euro mjekëve që mos të kenë nevojë të shkojnë”, tha ai./Shqip.com

Lexo edhe:
Bislimi për ikjen e mjekëve kosovarë: Edhe mjekët gjermanë ikin nga Gjermania