Ekonomi

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon për herë të parë në Kosovë garën e kuzhinierëve

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës organizon Garën e Kuzhinierëve e cila mbahet nga data 20 deri më 24 janar në Prishtinë.

“Duke marrë parasysh stresin e madh të qytetarëve, politikat ditore, për vendin tonë dhe qytetarët është mëse e nevojshme që të kemi organizime të tilla”, thuhet në njoftimin e Odës.

Po ashtu është bërë e ditur se në këtë garë do të marrin pjesë më shumë se 100 kandidatë (kuzhinierë) të cilët do të vlerësohen nga juria ndërkombëtare profesionale e përbërë nga Chefa të kuzhinës që e kanë titullin Michelin Star.

Njoftimi i plotë

Njoftohet të gjithë të interesuarit se në Sallën Klan Arena në Prishtinë do të mbahet Gara e Kuzhinierëve. Gara e Kuzhinierëve, si e tillë,për herën e parë e këti lloji me përmasa nivel vendit mbahet në Republikën e Kosovës, pjesëmarrësit do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare dhe me shefat që gëzojnë titullin Michelin Star. Gara do të zgjasë katër (4) ditë me rradhë në sallën Klan Arena në Prishitnë nga data 20.01.2023 duke filluar në ora 09:30 Kjo garë organizohet nga OHTK dhe stafi i saj profesional dhe si e tillë do të jetë madhështore. Kriteret që duhet plotësuar kuzhinierët për të marrë pjesë : 1. Të kenë përovojë pune së paku tre (3) vjet dhe ta dëshmojnë me vërtetim se ku kanë kryer apo shërbyer për ato tre (3) vite 2. Pastërtia personale 3. Të dëshmohen pjatat e tyre të një seti komplet nga antipasta deri në desert 4. CV e plotësuara me një fotogafi, mundësisht të jetë CV në Europass 5. Nëse përfaqësoni një Restaurant apo Hotel duhet të keni autorizimin e po të njëjtit vend që përfaqësoni. 6. Kuzhinierët duhet të kenë të gjithë setin e thikave të tyre personale 7. Shënoni me saktësi për pjatat që do të gatuani dhe përbërësit e tyre 8. Kuzhinierët mund të kenë edhe ekipin të përbërë nga jo më shumë se dy (2) persona. Pas plotësimit të këtyre kritereve ju mund të tërhiqni edhe formularin e regjistrimit në zyrat e OHTK-së çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 14:00. Për çdo informacion shtesë ju lutemi t’u drejtoheni zyrave të OHTK-së.

/Shqip.com