Sport Ndërkombëtar

Ochoa rikthehet në Evropë

Portieri meksikan, Guillermo Ochoa ka nënshkruar me klubin e Serie A, Salernitana.

Portieri 37-vjeçar do ta ketë eksperiencën e tij të parë në Serie A.

Ochoa edhe zyrtarisht i bashkohet ekipit italian në një kontratë gjashtë mujore, deri në fund të sezonit aktual.

Ochoa është dalluar çdoherë me paraqitjet e tij në Botërore me Meksikën, kurse klubi më i madh ku është paraqitur ka qenë në Spanjë me Malagan dhe Granadan.

/Shqip.com