Lajme Botë

OBSH: Vendet e pasura duhet të dhurojnë vaksina për ato të varfrat

Foto e ilustruar

Zyrtarët e lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se doza e tretë kundër COVID-19 është e nevojshme dhe apeluan të hënën që vaksinat të ndahen me vendet e varfra të cilat ende nuk e kanë imunizuar popullsinë, transmeton Shqip.com.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pabarazia groteske e vaksinave në botë u nxit nga “lakmia”, ndërsa u bëri thirrje prodhuesve të ilaçeve t’i japin përparësi për furnizim me vaksina për vendet e varfra, shkruan AP.

Lutja e tij vjen ashtu pasi kompanitë farmaceutike po kërkojnë autorizim për doza të treta që do të përdoren si nxitës në disa vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tedros shtoi se prioritet duhet të jetë vaksinimi i njerëzve që nuk kanë marrë ende një dozë të vetme./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.75
Sot : 27/09/2022