Lajme Botë

OBSH thotë se Varianti Delta është regjistruar në rreth 100 vende të botës

Varianti Delta - Coronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë të ditur se variant Delta i COVID-19 që për herë të parë është shfaqur në Indi, tashmë është regjistruar në rreth 100 vende, transmeton Shqip.com.

Siç bën të ditur kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, variant Delta është përhapur në 98 vende dhe po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në vendet ku ka nisur vaksinimi.

Ghebreyesus ka thënë se varianti Delta është i “rrezikshëm” dhe se vazhdon të zhvillohet dhe të pësojë mutacion.

“Delta është zbuluar në të paktën 98 vende dhe po përhapet shpejt në vendet me normë të ulët dhe të lartë të vaksinimit”, paralajmëroi ai, raporton faqja zyrtare e Kombeve të Bashkuara. /Shqip.com