Lajme Botë

OBSH thirrje vendeve të pasura: Dhuroni vaksina për vendet e varfra

Foto e ilustruar

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të pasura të dhurojnë dozat e tyre shtesë të vaksinave kundër COVID-19 në vendet e varfra.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus cilësoi “lakminë” si shkakun kryesor të pabarazisë së vaksinave në botë.

Prodhuesit e vaksinave aktualisht po kërkojnë miratimin e një doze të tretë që do të përdoret si përforcues në disa vende perëndimore.

Ndërsa shumica e botës perëndimore ka vaksinuar më shumë se 50 për qind të popullsisë, vendet në Afrikë dhe pjesës më të madhe të Azisë kanë mungesa vaksinash.

Një nga prodhuesit kryesorë të vaksinave, Pfizer, do të takohet me zyrtarë të SHBA-së të hënën për të diskutuar rreth kërkesës së tij për miratimin e një dozë të tretë për të rritur imunitetin.

Por ekspertët e OBSH-së kanë deklaruar së një dozë e tretë nuk është e nevojshme duke thirrje që vendet e pasura ti dhurojnë vaksina vendeve në nevojë./SHQIP.com