Lajme Botë

OBSH propozon që të hiqen kufizimet për udhëtime ndërkombëtare

OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht.

OBSH ka publikuar një deklaratë nga takimi i fundit i Komitetit të Emergjencave ku kanë diskutuar efikasitetin e ndalimeve të përgjithshme të udhëtimit dhe nëse ato duhet të anulohen.

“Ndalimet e udhëtimit nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)”, thuhet në komunikatë.

Ilustrim

Si rezultat, këshilla është që të “heqin ose lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi ato nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social në disa vende”.

Në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë masa udhëtimi për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e testit negativ me COVID-19, sipas OBSH-së mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtar./Shqip.com