Lajme Botë

OBSh: Përhapja e Deltas dhe Omicronit po shkakton një cunam infeksionesh

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kombinimi i varianteve Delta dhe Omicron po shkakton një cunami të rrezikshëm të rasteve me Covid-19”, kështu ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ky koment erdhi pasi SHBA dhe vendet në të gjithë Evropën raportuan raste të reja rekord.

Për momentin, rreth 900,000 raste të reja raportohen në mbarë botën çdo ditë, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Shqip.com.

Franca raportoi shifrën më të lartë ditore të Evropës për të dytën ditë radhazi, me 208,000 raste.

Ilustrim

Dhe SHBA ka raportuar një mesatare rekord prej 265,427 rastesh në ditë gjatë javës së kaluar, sipas Johns Hopkins.

Danimarka, Portugalia, Britania e Madhe dhe Australia kanë raportuar gjithashtu shifra rekord.

Polonia raportoi 794 vdekje të lidhura me Covid të mërkurën, numri më i lartë në valën e saj të katërt të pandemisë. Më shumë se tre të katërtat e viktimave ishin të pavaksinuara./Shqip.com