Kulturë

Objekti i Galerisë Kombëtare renovohet tërësisht vitin e ardhshëm

Vitin e ardhshëm Galeria Kombëtare e Kosovës do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.

Në mesin e shumë objekteve kulturore radha duket se po i vije edhe objektit të Galerisë Kombëtare.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit, Alisa Gojani Berisha.

“Planet për vitin e ardhshëm nga MKRS janë qe objekti ti nënshtrohet renovimit të tërësishëm, ku me këtë rast duhet të shohim për opsione tjera të hapësirave alternative për të vazhduar me programin vjetor të GKK-së gjithmonë duke ruajtur bashkëpunimin korrekt që kemi me komunitetin artistik”, tha Gojani Berisha.

Tutje, ajo tha se sfidat me të cilat momentalisht po përballet galeria janë plotësimi i stafit si dhe risistemimi i Koleksionit te GKK-së në hapësira adekuate, gjë që mund të përmirësohet me renovimin e objektit të GKK-së.

Për vitin 2022 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se ka ndarë një buxhet prej 165,250 euro.

Galeria është arkiv i një koleksioni me mbi 1000 vepra të artit nga artistë ndërkombëtar e vendor.

Ndërkaq, në muajin nëntor do të shfaqet ekspozita e artistit Jeton Gusia me kuratore Blerta Hoqija, dhe në dhjetor ekspozita tradicionale e Muslim Mulliqit.

/Shqip.com