Rozë

“O Zot si e ke bërë dorën!”, Elita Rudi “kryqëzohet” nga ndjekësit për fotoshopin

Moderatorja, Elita Rudi

Moderatorja, Elita Rudi ka nisur pushimet për këtë verë.

Ajo ka postuar fotografi të shumta, por një nga to ka tërhequr vëmendje më të madhe.

Kjo pasi në moderatorja ka përdorur fotoshop tek pjesa e dorës e cila duket si një dorë kukulle.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente. “Paske harruar të rregullosh dorën pak më mirë”, i shkruan një ndjekës.

“Omg, dora plastike, photoshop”, “O Zot si e ka bërë dorën nga fotoshopi, ju nuk e doni veten tuaj”, “Dore kukulle?!”, “Dore kukulle?! “Po në foton e dytë dora jote si në filma vizatimorë po duket”, “Fort ja paske huq me atë dorë”, janë disa prej komenteve.

Ndryshe, Elita ka treguar se shumë shpejtë do të rikthehet në televizion me një projekt të ri./SHQIP.com